Policia me rekord ndëshkimesh për kundërvajtësit e trafikut, për 8 ditë mbi 13 mijë gjoba

Bajram Krasniqi

Z ëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka thënë se Policia ka shtuar masat dhe aktivitetet për të rritur sigurinë në trafik.

VIDEO:

Tutje, Krasniqi u shpreh se këto ditë ka rekord të ndëshkimeve për shkelësit e rregullave të trafikut. Për tetë ditë të shkuara, janë 13.319 gjoba të shqiptuara.

“Më herët u njoftuam për tri aksidente në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (tek Kroi i Mbretit). Në tri aksidentet janë përfshirë dymbëdhjetë vetura dhe si pasojë e aksidenteve deri në këto momente, shtatë persona janë deklaruar se kanë pësuar lëndime.

Policia e Kosovës apelon, kërkon nga pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor, polica ka shtuar masat dhe aktivitetet për të rritur sigurinë në trafik. Ndaj kundërvajtësve po zbatohet zero tolerancë, kështu këto ditë kemi numër rekord të ndëshkimeve për shkelësit e rregullave të trafikut. Për tetë ditë të shkuara, janë 13 319 gjoba të shqiptuara, aktivitete do të vazhdojnë, POR kërkohet nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik respektim i rregullave të trafikut, në mënyrë që rrugët tona të jenë më të sigurta”.