Policia ndalon dasmën në Istog, konfiskohen armë dhe shqiptohet gjobë

LAJMI I FUNDIT

Drejtoria Rajonale e  Policisë në Pejë, sot ka pranuar informacion se në fshatin Caralluk-Istog, është duke u mbajtur një aheng (dasmë) dhe ka të shtëna me armë zjarri.

VIDEO:

Me të marr informatën Njësitet relevante të Stacionit Policor në Istog, menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes.

“Policia ka hasur në personin e dyshuar, i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në këtë aheng, në vendngjarje janë konfiskuar: Një (1) Armë (Pistoletë) e tipit Girsan 9x19mm, njëmbëdhjetë (11) gëzhoja cal: 7.62mm dhe një (1) karikator i së njëjtës armë”, njofton policia.

“I dyshuari arrestohet dhe pas intevistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit rasti shkon në procedurë te rregullt”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

Organizatorit të ahengut iu është shqiptuar gjoba në shumë prej dyqind (200) euro, duke u bazuar ne ligjin anti covid.

Të pranishmit menjëherë janë larguar dhe ahengu është ndërprerë.

“Policia e Kosovës me këtë rast apelon tek te gjithë qytetarët që t’i respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe të IKSHPK-se. Në të kundërtën për qytetarët që nuk i respektojnë vendimet e Qeverisë dhe të IKSHPK-së, toleranca do të jetë zero”, apelon policia.