Policia në Skenderaj kontrolle në shkolla, sekuestrohen 5 thika dhe 1 shufër metalike

kontrolle në shkolla

Në kuadër të veprimeve dhe  masave parandaluese në ofrim të sigurisë në shkolla, zyrtarë policor në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, gjatë ditës së sotme kanë vazhduar me masa dhe kontrolle sigurie, të cilat janë zbatuar në tri Shkolla të Mesme të Larta në Skenderaj.

VIDEO:

Përmes urdhër- kontrollit në bazë urdhëresës së lëshuar nga Gjykata kompetente janë kontrolluar nxënësit e tri shkollave të mesme në Skenderaj.

“Si rezultat i kontrollimit  në posedim tek nxënësit e  Shkollës së Mesme  Profesionale “Qendra e Kompetencës”  janë gjetur dhe sekuestruar,  5 (pesë) thika dhe 1 (një)  shufër metalike”, njofton policia.

Veprimet policore dhe provat e gjetura materiale i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku është sugjeruar që  rasti të iniciohet dhe hetohet ne procedurë të rregullt, për veprën penale “Mbajtje në pronësi, posedim i paautorizuar i armës.

“Policia mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të ndërsjellë me autoritet shkollave në ofrim të sigurisë në shkolla”, thuhet tutje në njoftim.