Policia shpërndan turmën gjatë protestave në Stamboll, arrestohen dhjetëra demonstrues

Policia turke ka shpërndarë mbrëmë turmën gjatë protestave në Stamboll që janë organizuar kundër politikave të qeverisë ku si pasojë janë arrestuar mbi 30 demonstrues.

Demonstruesit, kryesisht pjesëtarë të grupit të majtë, filluan të mblidhen në sheshin Kadikoy të Stambollit që gjendet në pjesën e Azisë, ku policia ndërhyri për të shpërndarë turmën, transmeton Telegrafi.

Ata kërkonin nga presidenti Recep Tayyip Erdogan të jap dorëheqje. Mbi 30 persona u arrestuan, kështu të paktën pretendojnë reporterët e Associated Press që ishin në vendin e ngjarjes.

VIDEO:

Protestat po ndodhin në kohën e rritjes së inflacionit që ka goditur rëndë familjet turke, si dhe është rritur papunësia e rënia e lirës turke ka humbur vlerën në nivele rekord.

Nga fillimi i këtij viti, valuta turke ka humbur mbi 70 për qind të vlerës së saj. E javën e kaluar Banka Qendrore zvogëloi përqindjen e kamatës, si masë për stabilizimin e valutës dhe inflacionit, nga 16 në 15 për qind.

Protesta janë zhvilluar edhe nëpër qytete tjera të Turqisë si Ankaraja. /Telegrafi/

 

 

 

The post Policia shpërndan turmën gjatë protestave në Stamboll, arrestohen dhjetëra demonstrues appeared first on Telegrafi.