Prangosen edhe 10 persona, shkon në 18 numri i të arresturve për mashtrimet me “call center”

Në kuadër të operacionit të sotëm të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, janë arrestuar edhe 10 persona të tjerë si dhe gjatë kontrollit të disa lokacioneve janë sekuestruar edhe 11 mijë euro.

Ky aksion u realizua nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në bashkëpunim të ngushtë me hetuesit policor dhe prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme në Bamberg – Gjermani.

VIDEO:

Mashtrimet me "call center", arrestohen tetë persona - konfiskohen vetura, para dhe kompjuterë Mashtrimet me "call center", arrestohen tetë persona – konfiskohen vetura, para dhe kompjuterë

Vlen të theksohet se deri më tani nga ky operacion janë arrestuar tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë sekuestruar gjashtë (6) vetura, 160, 300 euro dhe një numër i konsiderueshëm i kompjuterëve, serverëve dhe telefonave mobil e të cilët janë shfrytëzuar për kryerjen e veprave penale.

Të gjithë të dyshuarit e arrestuar me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

The post Prangosen edhe 10 persona, shkon në 18 numri i të arresturve për mashtrimet me “call center” appeared first on Telegrafi.