Prangoset në aeroportin “Adem Jashari”, dyshohet për falsifikim të leje qëndrimit të një shteti tjetër

<!–

–>

VIDEO:

Arrestohet në aeroportin “Adem Jashari”, dyshohet për falsifikim të leje qëndrimit të një shteti tjetër.

Autoritetet e Policisë Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” sot kanë ndaluar një person mashkull, shtetas i huaj nën dyshimin për “falsifikim të dokumenteve”, i cili bashkë me disa persona tjerë tentonte të udhëtonte në relacione tjera.

Autoritetet policore të Republikës së Kosovës gjatë kontrollit të dokumenteve kanë ngritur dyshimin e bazuar sa nga i dyshuari shtetas i huaj janë falsifikuar leje qëndrimet e një shteti tjetër dhe kanë ndërmarr veprimet për verifikim të mëtejmë.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe është iniciuar rasti për “falsifikim të dokumentit”.

Në konsultim me prokurorin kompetent dokumentet e dyshuara si të falsifikuara janë sekuestruar, përderisa personi i dyshuar mashkull është ndaluar për procedura të mëtejme”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.