Prapaskenat e largimit të Agim Veliut nga pozita kryetar i Degës, Hamiti flet për të pathënat e mbledhjes së Kryesisë

Muhamet Hamiti

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti ka folur për prapaskenat e mbledhjes së Kryesisë së partisë, ku edhe Agim Veliut iu hoqën kompetencat e kryetarit të Degës në Podujevë.

Ai në emisionin “Frontal” në T7 ka thënë se nuk e di nëse Veliu ka kërkuar që të jetë kandidat për kryetar apo jo për Podujevën.

VIDEO:

Megjithatë, Hamiti theksoi se aq sa ka parë në mbledhjen e djeshme, Veliu nuk e ka kundërshtuar kandidaturën e Ekrem Hysenit për kryetar të Podujevës.

“Nuk mund të flas në emër të tij. Sa kam dijeni nuk ka qenë ashtu. E tha vet ai se ka qenë në biseda për marrëveshje të madhe. Sipas tij po del të mos ketë kërkuar të jetë kandidatë. Ai nuk e kundërshtoi vendimin për caktimin e Ekrem Hysenit për kandidat të komunës së Podujevës. Ai ka merita të mëdha për punën që ka bërë për të forcuar komunën e Podujevës, e ku për 20 vite ose qysh nga paslufta, LDK-ja ka fituar”, deklaroi ai.

Më tutje anëtari i LDK-së, deklaroi se pret që Veliu dhe Hyseni të punojnë se bashku edhe për zyrtarizmin e kandidatëve për asamble.

“Ne kemi autorizuar, kandidatëve për kryetarë që të punojnë me ekipet. Ne besojmë që kandidati ynë do te bashkëpunojë edhe me z.Veliu për të bërë zyrtarizme të mira për asamble. Jemi një trup kolegial dhe nuk flasë se kush si ka votuar. Ka pak rëndësi. Tek e fundit është vendim i Kryesisë së partisë”, ka thënë Hamiti.

Për sa i përket këtyre kandidatëve, Hamiti ka thënë vendimi për ta është lënë në duart e kandidatëve për kryetarë.

“Ua kemi lënë kandidatëve që të punojnë për lista  më përfaqësues për asamblenë komunale. Unë besoj që deri nga fundi I muajit apo aj tjetri do të dalin. Kemi paraqitur tetë kandidatura për qytetet të rëndësishme. Në komunat e tjera kemi ende punë për të bërë për të parë se cilët janë kandidatë e duhur”, deklaroi ai.

Hamiti foli edhe kandidaturën e Përparim Ramës për Prishtinën. Ai tha se LDK-ja ka bërë zgjedhjen më të duhur duke e vendosur atë në këtë pozitë.

 “Ai është pjesë e LDK-së, me vet faktin që ka pranuar me kënaqësi që të jetë kandidatë për Prishtinën. Mendoj unë që është një zgjedhje shumë e mirë e LDK-së për Prishtinën, por është edhe një zgjidhje shumë e mirë për Prishtinën”, ka thënë ai.

Ai u deklarua edhe rreth kandidaturës së Lutfi Hazirit për kryetar të Gjilanit.

“Pas Konventës që do ta mbajë LDK-ja, ne do të shohim se a do të kandidoj Lutfi Haziri për kryetar apo dikush tjetër”, ka thënë ai.