Presidenca konfirmon pjesëmarrjen e krerëve të partive në takim me Osmanin

<!–

–>

VIDEO:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në ora 17:00 (sot) pret në takim krerët e partive politike në vend për të diskutuar rreth shtyrjes së zgjedhjeve.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S., Vjosa Osmani- Sadriu ju fton në takim konsultativ për ta diskutuar opinionin profesional dhe rekomandimin e Task Forcës së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës lidhur me ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike në vend”, thuhet në letrën që presidentja u ka dërguar partive politike.

Bekim Kupina, këshilltari për Media i presidentes ka konfirmuar se pjesëmarrjen në takimin e sotëm e kanë konfirmuar të gjitha partitë politike.

“Po të gjitha partitë kanë konfirmuar pjesëmarrjen”, tha shkurt Kupina.

Theksojmë se ky takim vjen pas rekomandimit të IKShPK-së për shtyrjen e zgjedhjeve, për shkak të situatës alarmante me Covid-19 në Kosovë.