Presidenti i Atleticos, Cerezo ia mbyll derën Griezmannit: Nuk besoj që tifozët do ta falin

Marrëveshja e shkëmbimit mes Atletico Madridit dhe Barcelonës, ku përfshiheshin emra si Antoine Griezmann dhe Saulin Niguez, mbetet temë e nxehtë në Spanjë.

Presidenti i Atleticos, Enrique Cerezo, është pyetur për transferimet e mundshme të klubit fillimisht.

VIDEO:

“Nuk jeni duke biseduar me personin e duhur”, ka thënë Cerezo me ironi.

Më vonë ai u pyet nëse tifozët e Atleticos do ta falnin Griezmann nëse ai do të ribashkohej me klubin, dhe ai u përgjigj ndërsa u largua nga intervista.

“Unë nuk besoj “, deklaroi ai.

Atletico Madridi është shpallur kampion në Spanjë në edicionin e kaluar, duke lënë pas klube si Barcelona dhe Real Madridi.  /Telegrafi/

The post Presidenti i Atleticos, Cerezo ia mbyll derën Griezmannit: Nuk besoj që tifozët do ta falin appeared first on Telegrafi.