Presidenti i Napolit, De Laurentiis kërkon dyshen e Lazios

Gennaro Gattuso ka pasur shumë ulje ngritje këtë sezon te Napoli dhe e ardhmja me shumë mundësi nuk do e gjejë në pankinën e ‘kaltër’, njofton Insajderi.

Te Napoli kanë nisur prej kohësh të studiojnë profilet e duhura të kandidatëve për të marrë drejtimin e skuadrës. “Radio Kiss Kiss” ka nxjerrë së fundmi Simone Inzaghin si alternativën që po pëlqehet në Napoli.

VIDEO:

Por duket se nuk është i vetmi që kërkojnë të rrëmbejnë nga kryeqyteti. Emri i Igli Tares ngacmon imagjinatën e presidentit De Laurentiis, i cili e sheh si zëvendësuesin e Guintolit në rolin e drejtorit sportiv.

Kështu Napoli kërkon dyshen që i ka sjellë një sukses të madh Lazios në vitet e fundit, megjithëse mbetet për tu parë nëse diçka e tillë do të realizohet në vazhdim të kampionatit. /Insajderi.com