Presidenti i Sllovenisë vjen të hënën në Kosovë, shkak dialogu Prishtinë-Beograd

Borut Pahor

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, të hënën do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

VIDEO:

Pahor do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe me kryeministrin Albin Kurti.

Ai gjithashtu do t’i vizitojë anëtarët e ushtrisë sllovene që janë duke operuar në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

Sipas Presidencës së Sllovenisë, qëllimi i takimeve dhe bisedimeve me përfaqësuesit më të lartë të Kosovës është shkëmbimi i vlerësimeve dhe qëndrimeve për dialogun Prishtinë – Beograd, situatën në Ballkanin Perëndimor, perspektivën evropiane dhe përgatitjen e samitit të ardhshëm të Procesit Brdo-Brijuni.

Pahor të dielën do të jetë për vizitë në Slloveni.