Presidenti serb:Ndërtimin e rrugës Jarinjë-Mitrovicë do ta nisim brenda një muaji

<!–

–>

VIDEO:

Vuçiq: Ndërtimin e rrugës Jarinjë-Mitrovicë do ta nisim brenda një muaji.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi sot se ndërtimi i rrugës Jarinjë – Mitrovicë e Veriut do të fillojë për një muaj më së shumti. Ai tha se kjo rrugë duhet të jetë pasqyrë, raporton Tanjug.

“Kjo është një gjë e madhe dhe shumë e rëndësishme, paratë janë ndarë dhe do të jetë me rëndësi të madhe për të gjithë serbët e Metohisë dhe Kosovës, edhe një pjesë të mirë të njerëzve nga Graçanica”, tha Vuçiq.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Vuçiq, pasi ndoqi nisjen e punimeve të ndërtimit të rrugës në Surçin, tha se ndërtimi i Qendrës Klinike në Mitrovicë dhe spitalit në Graçanicë do të fillojnë gjatë verës.

Vuçiq tha se do të nisin shumë projekte të tjera falë përfaqësuesve të një kompanise kineze.