Prezantimi ndryshe dhe shumë kreativ i Sarrit nga Lazio – Nga cigarja e famshme deri tek puna si bankier

Lazio ka bërë njërin nga prezantimet më të veçanta të klubeve të futbollit, pas arritjes së marrëveshjes me trajnerin Maurizio Sarri.

Sarri do të jetë trajner i ri i Lazio, pasi klubi italian ka vendosur për të si pasues të Simone Inzaghit të larguar drejt Interit.

Trajneri italian thuhet se ka arritur marrëveshje dyvjeçare me klubin nga Olimpico dhe do t’i kthehet fushave të blerta pas një pauze njëvjeçare.

VIDEO:

Zyrtare: Sarri, trajner i ri i Lazios Zyrtare: Sarri, trajner i ri i Lazios

Megjithatë, ajo që ka befasuar të gjithë është prezantimi i Lazios për Sarrin.

Lazio ka vendosur fillimisht një cigare në profilin e tyre, ndërsa më vonë disa fotografi enigmatike.

Por, këto kanë qenë lehtë të deshifruara dhe përfundimi ishte i lehtës – bëhej fjalë për arritjen e Sarrit.

Sarri njihet si një konsumues i madh i cigares, një bankier me profesion dhe ithtar i veshjeve sportive, fotografi këto ta zgjedhura në postimin e Lazios. /Telegrafi/

The post Prezantimi ndryshe dhe shumë kreativ i Sarrit nga Lazio – Nga cigarja e famshme deri tek puna si bankier appeared first on Telegrafi.