Princi Harry po i shkruan memoaret e tij

Princi Harry po shkruan kujtimet e tij që duhet të botohen në fund të vitit 2022, ka konfirmuar shtëpia botuese Penguin Random House. Duka i Sussex ka thënë se shpresonte që kujtimet do të ishin “një tregim i dorës së parë të jetës së tij që është i saktë dhe plotësisht i vërtetë”.

Botuesi Penguin Random House tha se libri i princit do të ishte një “kujtim intim dhe i përzemërt” që mbulon “jetëgjatësinë e Harryt në sytë e publikut nga fëmijëria deri në ditët e sotme”.

“Unë nuk jam duke e shkruar këtë si një princ i lindur, por si një njeri siç jam bërë”, është shprehur ai në një deklaratë.

VIDEO:

(Foto: Harper’s Bazaar)

“Gjatë viteve, kam veshur shumë ‘kapela’, si fjalë për fjalë dhe në mënyrë figurative, dhe shpresoj që gjatë tregimit të historisë sime – ulje dhe ngritje, gabime, mësime të marra – mund t’ju ndihmoj t’ju tregoj se pavarësisht nga vijmë , kemi më shumë gjëra të përbashkëta sesa mendojmë”, ka theksuar princi.

Princi Harry largohet për në Amerikë - aludohet se do të rikthehet sërish në Mbretërinë e Bashkuar me Meghanin në shtator Princi Harry largohet për në Amerikë – aludohet se do të rikthehet sërish në Mbretërinë e Bashkuar me Meghanin në shtator

Kujtimet do të mbulojnë gjithashtu përvojën e tij me ushtrinë në Afganistan, si dhe “gëzimin që gjeti në rolet e burrit dhe babait.

“Princi Harry do të ofrojë një portret personal të sinqertë dhe mahnitës, i cili u tregon lexuesve se pas gjithçkaje që ata mendojnë se dinë, qëndron një histori njerëzore frymëzuese, e guximshme dhe optimiste”, kanë thënë nga shtëpia botuese. /Telegrafi/

The post Princi Harry po i shkruan memoaret e tij appeared first on Telegrafi.