Princi largohet nga studio – Jasmina zbulon gjithçka: Lekët e helikopterit i pagova unë

Përputhen

Debatet e forta në studio puntatën e sotme në Përputhen kanë nxehur gjakrat mes konkurrentëve.

VIDEO:

Princi nuk po gjen qetësi dhe çdo puntatë përplaset me vajzat Sara-Jasmina. Gjithçka nisi pas një komenti të Princit në takimin e tij me Aristelën ku tha se “Sarën nuk e pëlqej më”.

Debati vazhdoi në studio me Princin që e akuzoi si materialiste Sarën dhe se i pëlqejnë çunat me Ferrari dhe Porsche.

“S’jam materialiste, ti je zhigolo, tregoje këtu kush ta pagoi helikopterin që i çove Jasminës në takim,” tha Sara.

Pasi u largua nga studio Princi, Jasmina zbuloi se helikopterin në takim e pagoi ajo.

“Unë e kam paguar helikopterin dhe s’i thashë gjysmë fjale,” tha Jasmina.