Prishje e kabllos nëntokësore, mbetet pa rrymë një lagje e Prishtinës

KEDS ka njoftuar se si pasojë e mbingarkesës në trafon Emin Duraku, kabllot nëntokësore të cilat furnizojnë rrugët Abdullah Tahiri, Maliq Pashë Gjinolli, Shefqet Zeka dhe një pjesë të Ilir Konushevcit janë dëmtuar në masë të madhe, ku për pasojë aktualisht rrugët e lartëcekura janë pa energji elektrike.

KEDS thotë se ekipet po punojnë maksimalisht që sa më parë të sanojnë dëmin dhe të ri kthejnë furnizimi me energji elektrike.

VIDEO:

The post Prishje e kabllos nëntokësore, mbetet pa rrymë një lagje e Prishtinës appeared first on Telegrafi.