Prishtina kaplohet nga ajri i ndotur

<!–

–>

Ajri në Prishtinë i ndotur.

VIDEO:

‘Mesatar’ është mbrëmjen e sotme ajri në kryeqytet, sipas matjeve të prezantuara nga Ambasada amerikane, shkruan Reporteri.

Nga kjo matje, rezulton se shkalla e ndotjes është 99, që do të thotë se ajri është mesatar. Megjithëse, nëse gjendeni jashtë, mund ta vëreni sa i pashëndetshëm është ai.

Por janë disa lagje në kryeqytet që kanë ajër edhe më të ndotur, për shkak të pozitës.

Ajri i ‘pashëndetshëm’ është në lagjen “Pajazit Ahmeti” me shkallë të ndotjes 181, pasuar me rrugën “Nazmi Mustafa” me 152 dhe te Ambasada amerikane me 156.

Në Kosovë, kryesisht në stinën e dimrit, ka vite që ajri mbetet me cilësi të dobët.