Prishtina nënshtron kampionin e Uellsit, me një këmbë në raundin e tretë të Ligës së Konferencës

Prishtina ka regjistruar fitore të rëndësishme (4-1) në sfidën e parë të raundit të dytë të fazës kualifikuese të Ligës së Konferencës kundër Connah’s Quay Nomads.

Në gjysmën e parë të takimit të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, bardhekaltrit e shënuan vetëm një gol në minutat e fundit të këtij fraksioni.

Mbrojtësi Leutrim Bekteshi u gjend më së miri në zonë pas një harkimi të Xhevdet Shabanit nga këndi dhe realizoi me kokë (41’).

VIDEO:

(Foto: Facebook/FC Prishtina)

Fillimi i gjysmës së dytë ishte më i mirë, duke qenë se kampioni i Kosovës ia doli ta dyfishonte epërsinë me golin e John Oto John.

Megjithatë, kampioni i Uellsit u kthye në lojë duke e ngushtuar rezultatin me golin e Tom Moore (75’).

(Foto: Facebook/FC Prishtina)

Reagimi i bardhekaltërve ishte i menjëhershëm. Ata e ngritën avantazhin në 3-1 me golin e Endrit Krasniqit (78’), i cili shënoi falë asistimit nga Mankenda.

Në minutat shtesë (90’+5), Otto John realizoi edhe golin e dytë personal në këtë takim, ndërsa ky ishte edhe asistimi i dytë i Shabanit. /Telegrafi/

The post Prishtina nënshtron kampionin e Uellsit, me një këmbë në raundin e tretë të Ligës së Konferencës appeared first on Telegrafi.