Prishtinë: Protestohet kundër vaksinimit të detyrueshëm

Një grup qytetarësh kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë kundër vaksinimit të detyrueshëm.

Aty nuk shihet të jetë respektuar distanca sociale apo masa aktuale që e obligon vënien e maskës.

Organizatorët e kësaj ngjarjeje janë Arianit Sllamniku dhe Arian Xhezairi.

VIDEO:

Ata thonë se obligueshmëria e vaksinimit nuk është kushtetuese.

Nga masat e Ministrisë së Shëndetësisë vërtetimi i vaksinës duhet për të hyrë në institucione publike apo testi negative jo më i vjetër se 72 orë. Rregulla që fillojnë zbatim nga e hëna.

Ndërsa, Asociacioni i Komunave të Kosovës, ka kërkua personat e vaksinuar të mos iu nënshtrohen të gjitha kufizimeve të miratuar nga Qeveria e Kosovës.

Mospajtime për vaksinën, s’ka veç në Kosovë – edhe në vende tjera është protestuar.

Në Kosovë deri më tash janë dhënë mbi 1 milion vaksina.

Ndërsa, tash ka nisur vaksinimi edhe gjatë vikendeve dhe festave zyrtare. /Insajderi.com