Profesoresha e UP-së: Rastet si ky në Juridik janë shembull se si profesorët po shndërrohen në policë gjatë provimeve, kopjimi ka avancuar

<!–

–>

VIDEO:

Profesoresha e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Jehona Lushaku-Sadriu ka reaguar pas publikimit të një video ku shihet profesori i Fakultetit Juridik, Xhafer Tahiri, duke kapur për krahu një studente.

Lushaku ka thënë që rastet e tilla janë shembull se si profesorët po shndërrohen në policë në provime, për shkak se sipas saj kopjimi ka avancuar.

“Nje shembull se si profesoret duhet te shendrrohen ne police ne provime, ngase kopjimi ka avansuar ne fenomen te sofistikuar nga disa studente. Universitetet ende nuk kane arritur te krijojne nje mekanizem per luftimin e ketij fenomeni. Provoni me kopju ne universitete te perendimore, veq nje here mundet me ndodhe dhe e humbe te drejten e studimit. Kaq”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

Ndërkohë ,kyetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka arsyetuar veten e tij pas rrjedhjes së pamjeve ku ai shihet duke e ngrehur për krahu një studente në Fakultetin Juridik, ku ai kishte shkuar për të asistuar provimin.

“Pamjet e sotshme të cilat u shfaqen në disa media pasqyronin një të vërtetë të hidhur. Zhvillimi i hovshëm i teknologjisë fatkeqësisht po keqpërdoret në masë të madhe nga ata që qëllim nuk e kanë dijen, por kopjimin. Kësaj radhe ky fenomen i shëmtuar u pasqyrua edhe në media derisa unë bashkë me dy kolege, profesoresha të respektuara në Juridik, mundohesha ta mbroj pronën intelektuale që ka një profesor: testin që verifikon dijen e një studenti”, ka shkruar Tahiri, tekst të të cilit i ka bashkangjitur edhe disa fotografi nga komunikimi i studentëve në Viber.