Prokuroria e Shtetit njofton opinionin për procesin e zgjedhjeve

Laura Pula

VIDEO:

Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, Laura Pula, njofton opinionin se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe prokuroritë themelore, janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për të gjitha rastet që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor.

“Për shkak të rëndësisë së hetimeve, konfidencialitetit të procedurës, informatat që kemi në dispozicion aktualisht nuk mund ti ndajmë me publikun ngase mund të dëmtohen hetimet”, thuhet në njoftimin për media.