Prokuroria hudh poshtë kallëzimin penal ndaj dentistit: S’ka dyshim të arsyeshëm se ka kryer vepër penale

<!–

–>

VIDEO:

Prokuroria për dentistin kosovar: S’ka dyshim të arsyeshëm se ka kryer vepër penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se më 25 maj të këtij viti, ka pranuar kallëzim penal kundër të dyshuarit F.H., pronar i një ordinance stomatologjike në Prishtinë, për veprat penale “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”, “Mosdhënia e ndihmës mjekësore” dhe “Nga.cmimi sek.sual”.

Prokurori i çështjes, pas shqyrtimit dhe analizimit të hollësishëm të kallëzimit penal, shkresave dhe provave të bashkangjitura në të nga e dëmtuara, si dhe pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore për vërtetimin e saktë dhe të plotë të fakteve të pretenduara nga e dëmtuara, ka konstatuar se në rastin konkret nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari F.H., ka kryer veprat penale të lartcekura.

Andaj, më 12.10.2021, prokurori i shtetit ka marrë aktvendim për hudhjen e këtij kallëzimi penal, thuhet më tej në komunikatë.