Prokuroria kërkon paraburgim për tre zyrtarët policorë në rastin “Karaçeva”

Prokuroria Themelore

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar që t’u caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh, tre zyrtarëve policorë që janë ndaluar gjatë ditës së djeshme lidhur me rastin “Karaçeva”.

VIDEO:

Sipas kërkesës për paraburgim, dyshohet se të pandehurit, në cilësinë e zyrtarëve policorë, gjatë muajit Dhjetor 2019, në zonën e fshatrave të brezit kufitar mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në mënyrë të vazhdueshme, kanë ndihmuar, fshehur dhe nuk kanë penguar kryerjen e veprave penale, ashtu që personave të ndryshëm iu kanë mundësuar kontrabandimin e mallrave, të cilët kanë kaluar vijën kufitare duke shmangur kontrollin doganor

Të njëjtit dyshohet se kanë udhëzuar kontrabanduesit se në cilat vende dhe në çfarë kohë të kalojnë, ku me veprimet apo mosveprimet e tyre i kanë shkaktuar dëm material buxhetit të Republikës së Kosovës në shumë të papërcaktuar.

“Me këto veprime, të pandehurit dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’, nga neni 311 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për të cilën me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim 48 orësh”, thuhet në komunikatë.