Prokuroria kërkon që gjykimi i Mustafës të nisë në korrik, avokati s’pajtohet

Prokuroria në Gjykatën Speciale ka bërë kërkesë që gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, të nisë në muajin korrik. 15 korriku është përmendur si datë për marrjen në pyetje të dëshmitarëve lidhur me këtë rast.

Se gjykimi është më mirë që të fillojë pas pushimit veror ka thënë edhe mbrojtësja e viktimave të paraqitura.

VIDEO:

Por, avokati i ish-eprorit të UÇK-së e ka kundërshtuar kërkesën e Prokurorisë që gjykimi kundër klientit të tij të fillojë në korrik.

Julius Von Bone, avokat i Mustafës, tha se nuk pajtohen me propozimin, duke theksuar se kanë në plan t’i zhvillojnë disa hetime, pa të cilat do të ishin të papërgatitur për fillimin e gjykimit./Insajderi.com