Prokuroria njofton zyrtarisht: Kemi hedhur poshtë kallëzimin penal ndaj dentistit Feim Haliti

Prokuroria e Prishtinës

Prokuroria e Prishtinës ka lëshuar komunikatë në lidhje me çështjen e stomatologut Feim Haliti, i cili u denoncua për ngacmim seksual nga një qytetare.

VIDEO:

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka bërë të ditur se kishte pranuar kallëzim penal ndaj Halitit në drejtim të tri veprave penale: ngacmim seksual, mosdhënie e ndihmës mjekësore dhe trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor, shkruan lajmi.net.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, për hir të informimit të drejtë dhe korrekt të opinionit publik përmes këtij njoftimi bën të ditur se më 25.05.2021, ka pranuar kallëzimin penal kundër të dyshuarit F.H., pronar i një ordinance stomatologjike në Prishtinë, në drejtim të veprave penale “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”, “Mosdhënia e ndihmës mjekësore” dhe “Ngacmimi seksual”, të parapara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka bërë të ditur prokuroria.

Prokuroria edhe zyrtarisht ka bërë të ditur se pasi ka analizuar rrethanat e rastit dhe ka ndërmarrë veprime hetimore.

“Prokurori i çështjes, pas shqyrtimit dhe analizimit të hollësishëm të kallëzimit penal, shkresave dhe provave të bashkangjitura në të nga e dëmtuara, si dhe pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore për vërtetimin e saktë dhe të plotë të fakteve të pretenduara nga e dëmtuara, ka konstatuar se në rastin konkret nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari F.H., ka kryer veprat penale të lartcekura”, thuhet në komunikatë.

Andaj, më 12.10.2021, prokurori i shtetit ka marrë aktvendim për hudhjen e këtij kallëzimi penal.​