Prokuroria Speciale sekuestron 1.7 milionë euro kesh dhe 9 vetura, i ngrin edhe 700 mijë euro

Operacioni “Thirrjet”

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e Krimeve të Rënda ku kanë shënjestruar një (1) rast të ri të koduar si “Thirrjet”.

VIDEO:

Prokuroria Speciale njofton se në rastin e shënjestruar si “Thirrjet”, ku janë të përfshirë njëzetekatër  (24) persona për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 lidhur me veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Gjithashtu, nga shënjestrimi i këtij rasti janë ngrirë rreth shtatëqindmijë (700.000) euro, si dhe janë sekuestruar njëmilioneshtatëqindmijë (1.700.000) euro kesh dhe nëntë (9) vetura.