Propaganduesi pro rus Malagurski akuzon politikanët serb pas bllokimit të filmit për Republika Srpska

Sarajevë

Komuna e Istoçno Novo të Sarajevës ka bllokuar filmin e propaganduesit pro rus Boris Malagurski, këtë njoftim e ka bërë vetë ai përmes një postimi në “Facebook”. Madje Malagurski ka akuzuar edhe politikanët serb për këtë gjë.

VIDEO:

“Komuna e Istoçno Novo e Sarajevës refuzoi të mbështesë filmin “Republika Srpska: Lufta për Liri”. Duke qenë se filmi do të prezantojë dhe shpjegojë para publikut botëror luftën shekullore të popullit tonë për të qenë vetvetja dhe kryesisht trajton temën e serbëve të Sarajevës – është e trishtueshme që politikanët nuk dëgjojnë se sa e rëndësishme është kjo për njerëzit që gjoja përfaqësojnë.”

Malagurski njihet për propagandën e tij pro serbe dhe pro ruse. Ai ka realizuar disa filma të ngjashëm të cilët tentojnë të ndryshojnë narracionin për luftërat në ish Jugosllavi, në vijë me propagandën zyrtare të Serbisë dhe Rusisë. Gjithashtu ai njihet për nxitje të gjuhës së urrejtjes mes popujve të Ballkanit dhe promovimit të hapur të dezinformatave të mediave ruse si “Russia Today”.