Protestojnë punonjësit e administratës shtetërore, paralajmërojnë greva

Protestë

Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës (SPAK) ka protestuar sot para ndërtesës së qeverisë së Kosovës, me kërkesën që qeveria të miratojë sa më parë Ligjin për Paga.

VIDEO:

Kësaj proteste i janë bashkuar edhe sindikata të tjera si SBASHK, FSShK, Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës.

Kryetari i SPAK, Ali Gashi, tha se presin reflektim nga ana e qeverisë së Kosovës në të kundërtën tha se nuk i përjashtojnë as grevat e protestat e tjera.