PSD-ja e Dardan Molliqajt sot sërish aksion në kryeqytet

Aksion

Partia Socialdemokrate do të mbajë sot një aktivitet pranë ndërtesës “Rilindja”.

VIDEO:

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, PSD’ja ka bërë me dije se aktiviteti do të mbahet në orën 11:00, derisa s’është bërë e ditur arsyeja.

“Sot, me datën 22 korrik (e enjte), duke filluar nga ora 11:00, Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet pranë ndërtesës “Rilindja”. Ju ftojmë që ta ndiqni aktivitetin”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Policia e Kosovës kishte arrestuar disa zyrtarë të kësaj partie në aksionin e fundit që kishin mbajtur te “Rilindja”.