Pse bebet mbajnë aromë më tërheqëse sesa fëmijët e rritur?

Aroma e butë e një të porsalinduri te prindërit ngjall ndjenja të forta dhe i inkurajon ata të kujdesen për të.

Aroma e bebes është si droga për femrat të cilat janë programuar në mënyrë evolucionare që të lidhen me fëmijën dhe ta mbrojnë atë.

VIDEO:

Sa më shumë që të rritet fëmija, efekti i “aromës” dobësohet, posaçërisht në moshën e adoleshencës pas ditëlindjes së 14-të.

Dhe derisa prindërit kënaqen me aromën e trupit të bebes së tyre, rrallë ndonjë prind mund ta thotë këtë për aromat trupore të fëmijëve të tyre adoleshentë apo pas adoleshencës. Kur fëmija bëhet i aftë të kujdeset për veten, aroma e këndshme më nuk ka rëndësi, kështu që ky element biologjik i kujdesit për fëmijë humb rëndësinë e tij me kalimin në moshën e rritur.

Fëmijët e rritur kanë erë ndryshe për shkak të hormoneve që ndikojnë tek ata në pubertet, aroma e parfumit, rruajtja, pirja e duhanit ose e alkoolit me të cilin eksperimentojnë ndërsa rriten. /Telegrafi/

The post Pse bebet mbajnë aromë më tërheqëse sesa fëmijët e rritur? appeared first on Telegrafi.