
Ambasadori i Italisë
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, është vënë në siklet nga një pyetje që një qytetar nga Kosova ia ka parashtruar në Twitter.
VIDEO:
Në postimin ku Orlando ka rikujtuar se Italia ishte ndër vendet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës, duke thënë se “partneriteti ynë vazhdon të rritet”, një qytetar i ka thënë “lëri këto përralla”, duke ia bërë një pyetje që duket se e ka vënë në silket ambasadorin italian, raporton Gazeta Express.
“Lëri këto përralla zotëri. Pse kosova është e izoluar? Pse një italian vjen në Kosovë dhe pse një kosovar nuk mund të shkojë në Itali? Pse?”, ka shkruar qytetari.
Në përgjigje, Orlando ka thënë se e kupton dhe e ndan me qytetarin zhgënjimin e mosliberalizimit të vizave për kosovarët.
“Unë e ndaj zhgënjimin tuaj. Qeveria ime ka bërë thirrje për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe ne vazhdojmë të punojmë drejt këtij qëllimi me partnerët tanë të BE-së”, ka shkruar Orlando.
On this day in 2008 #Italy was among the first countries to extend its diplomatic recognition to the #NewBorn Republic of #Kosovo.
13 years on, our partnership keeps growing!
🇮🇹🇪🇺🇽🇰 pic.twitter.com/paKRX0MeES
— Nicola Orlando (@nicolaorlando) February 21, 2021