Pse njerëzit nuk kanë sy me ngjyrë të zezë?

Ngjyra e syve tanë në të vërtetë vazhdon të zhvillohet dhe të ndryshojë derisa të jemi rreth 3 vjeç. Sidoqoftë, është e pamundur që sytë e njeriut të kenë vërtet ngjyrë të zezë. Sytë tanë thjesht duken të zinj për shkak të ndriçimit, për shkak të pasqyrimit të rrobave që ne kemi veshur, ose përdorimit lenteve, shkruan Bright Side, transmeton Insajderi.

Gjenet tona nuk e lejojnë ngjyrën e zezë për sy.

Ka rreth 16 gjene të ndryshme që janë përgjegjëse për ngjyrën e syve tanë. 2 prej këtyre gjeneve janë faktorë kryesorë, të cilët janë gjenet HERC2 dhe OCA2. Këto gjene saktësojnë ngjyrën e syve tanë përmes sasisë së melaninës të pranishme në iriset tona.

VIDEO:

Ngjyrat që rezultojnë në sytë tanë mund të variojnë nga një larmi e ngjyrave, si blu dhe gri, por ngjyra më e errët e mundshme është kafe shumë e errët, jo e zezë.

Po të kishim sy të zinj do të qanim tërë kohës.

Objektet që janë të zeza thithin më shumë dritë në mënyrë që të duken vërtet të zinj. Drita dhe energjia e tepërt që thith shndërrohen në energji të nxehtësisë. Kjo mund të nënkuptojë se nëse gjenet tona na kanë mundësuar disi të kemi sy të zinj, syve tanë mund t’u duhen shumë lot që mos nxehen dhe thahen.

Sytë tanë nuk do të ishin të sigurt kundër dritës së dëmshme.

Ne gjithashtu do ta kishim të vështirë të dilnim në mes të ditës nëse do të kishim sy të zinj. Rrezet e dritës së diellit përmbajnë dritë ultraviolet ose UV, dhe objektet e zeza priren të thithin më shumë dritë UV sesa ngjyrat e tjera.

Ekspozimi i zgjatur në dritën UV mund të përkeqësojë shëndetin tonë të syve dhe të çojë në probleme, si kataraktet ose kanceri i lëkurës.

Falë përbërjes sonë gjenetike, melanina që siguron ngjyra në iriset tona na mbron nga drita ultraviolet. Studimet tregojnë se melanina mund të asgjësojë mbi 99.9% të rrezatimit UV që thith, duke mbrojtur sytë tanë nga dëmtimet për shkak të ekspozimit në diell.

Cila është ngjyra më e rrallë e syve në botë?

Ngjyra më e rrallë natyrore e syve është jeshilja. Ka vetëm rreth 2% të të gjithë popullsisë së botës që kanë sy të gjelbër. Ekzistojnë gjithashtu disa gjendje të rralla ku njerëzit kanë sy të kuq ose vjollcë për shkak të albinizmit okular, dhe të tjerët kanë iris me ngjyra të ndryshme për secilin sy për shkak të heterokromisë. /Insajderi.com