Pse nuk jam marksist?

Nga: Branko Merxhani

Ndryshimet shoqërore nuk mund të parashikohen as të shmangen. Gjithashtu edhe sëmundjet. Kjo është një nga të vërtetat e para që njeh bota. Të paktën Evropa ka disa shekuj që provoi në trupin e vet qënien dhe vuajtjen e kësaj së vërtete. Rusia u mundua shumë të përhapij gjëmimin revolucionar ndërkombëtar që prej kufivet të sajë perëndimore gjer në bregdetet e Atlantikut. S’bëri gjë. Ose bëri vetëm këtë: Thelloi më tepër hendekun e ngatresavet midis popujvet, madhëroi dallgën e mizerjes dhe në disa vënde të perëndimit shkaktoi një kthim qoftë edhe të përkohshëm në kohët mesjetare.

Por, a nuk do të ishin njohur dhe do të kishin arrijtur në një marrëveshje popujt midis tyre më lehtë në se rryma demokratike e Evropës do të kishte ndjekur rrugën e sajë pa patur vështirësirat që duallnë mu në gjirin e vet?

VIDEO:

Të paktën kemi para nesh një shëmbëll mjaftë me rëndësi që na jep besimin se popujt mund të kuptojnë shumë më mirë një Evropë të çliruar prej idherave të huaja: Asia sot arriti të kuptojë se methodhat e punimit evropian mund të zbatohen në çdo kënd të botës dhe të përdoren prej tërë popujvet; kudo që janë pranuar këto methodha suallnë përfundime të mira dhe të shkëlqyera. Kjo është e mjaftuarshme sot për sot. Është një çapë përpara. Një çapë që s’mund të mbetet e mbërthyer atje ku arriti. Do të vazhdojë edhe më përpara. Do të vijë dita në të cilën bota mbarë do të kuptojë më mirë parimet e Fesë së Lirisë, atë gjë që një Kant e quajti “Feja e Vërtetë”. Dhe ata nga bashkatdhetarët t’anë që kanë nëpër dejt e tyre disa pika gjaku fisnik dhe në shpirt ambicjen të punojnë dikur që të nxjerrin gërmadhën t’onë nga pellgu i varfëris mendore dhe i mizerjes lëndore, le të përpiqen të mësojnë përmënç dhe të çajnë në thellësit e zëmrave të tyre me një dorë që nuk dridhet para punës së tmerëshme që i pret, këtë varg të pavdekshëm të Goethe-s:

“Pa një përpjekje të tillë nuk ka Shqipëri! Ndryshe le të përgatitim që tani trastat t’ona. Toka e Evropës u ngushtua shumë. Për parasitët vetëm një fat është shkruar: Pas prishjes primitive historike vjen katastrofa moderne historike. Dhe atëhere plaçkat në krah dhe mbeç t’u mirë o Vatan!”.

Komunizmi, “sëmundja e të rinjve” që s’e kapi Branko Merxhanin Komunizmi, “sëmundja e të rinjve” që s’e kapi Branko Merxhanin

 

 

The post Pse nuk jam marksist? appeared first on Telegrafi.