Pse po shtrenjtohen çmimet në Kosovë?

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka filluar një hetim të detajuar në lidhje me ngritjen e çmimit të vajit për amvisëri në tregun tonë.

Ka disa ditë që shporta e konsumatorit kushton më shtrejtë, pasi çmimi i produktit esencial për ushqim; vaji, ka shënuar rritje për më shumë se tridhjetë për qind – nga 1.20 euro sa kushtonte në tregun me pakicë te 1.60 euro sa vlerësohet tash.

Kjo rritje është konstatuar edhe nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, kryetari i së cilës, Valon Prestreshi, i tha Gazetës Online Insajderi se janë duke u mbledhur informacionet për këtë rritje të çmimit të vajit.

Por, kryetari i Odës Ekonomike Berat Rukiqi, ka sqaruar për publikun arsyen se pse çmimi i vajit ka shënuar rritje të ndjeshme.

VIDEO:

“Rritja e çmimit të vajit ushqimor, nuk është si pasojë e tregut vendor, por si pasojë e çekuilibrave në tregun global”, ka shkruar Rukiqi në Facebook më 14 maj.

Nga ky çrregullim i tregut global ka pësuar edhe Shqipëria, për këtë Valon Prestreshi, deklaroi se veprimet janë duke u koordinuar edhe me shtetin shqiptar.

“Gjithashtu i kemi koordinuar bashkëveprimet tona edhe me Autoritetin e Konkurrencës së Shqipërisë”.

Pas mbledhjes së informacioneve, kreu i AKK-së u zotua se do të dalin në konkluzione të qëndrueshme.

Një mbështetje të qëndrueshme shteti duhet t’ia jap klasës shoqërore e cila është prekur nga kjo rritje çmimit, sipas njohësit të çështjeve ekonomike, Lulzim Beqirit.

“Qeveria duhet t’i dalë në ndihmë direkt apo indirekt klasës së varfër e cila se përballon këtë çmim kjo mund të bëhet edhe duke i ndihmuar prodhuesit dhe importuesit e vajit me mbështetje financiare që çmimet të ekuilibrohen”, tha ai.

Beqiri përmendi një mori efektesh negative të shtrenjtimit të çmmit për vajin e që lidhet peshën e shportës së konsumatorëve; “më pak produkte, por më shumë pagesë”.

“Ndërhyrje në çmime në ekonomi të tregut, nuk ka”, këtë e pohoi edhe Prestreshi.

Ai theksoi ligjet e ekonomisë së tregut: çmimi është nën kompetencën e kompanive dhe përcaktohet nga oferta dhe kërkesa mikro.

Në mikroekonomi çmimi është një element kompleks që determinon ekuilibrin apo disekulibrin.

Sipas ekonomistit Beqiri “disekulibri tregut ka ardhur edhe si pasojë e goditjes së ekonomisë globale nga pandemia COVID-19”.

Pikërisht, Kosova lëndën e parë të vajit e importon nga Malajzia e Indonezia.

Kompani që prodhojnë vajin në Kosovë me lëndën e parë të importuar nuk kishin çfarë të shtojnë më shumë pos asaj që Oda Ekonomike ka potencuar për opinionin. /Insajderi.com