PSG publikon listën për derbin ndaj Manchester Cityt – ftohet edhe Sergio Ramos

Paris Saint-Germain është mysafir i Manchester Cityt në përballjen që luhet të mërkurën e kësaj jave (nesër) në kuadër të rrethit të pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Skuadra franceze e kishte fituar përballjen e parë në shtëpi me rezultat 2-0, derisa nesër mbrëma e pret një takim i vështirë.

VIDEO:

PSG tashmë ka publikuar listën me lojtarët e ftuar, derisa në sy bije edhe prezenca e Sergio Ramosit.

Mbrojtësi spanjoll u larguar nga Real Madridi në verën të këtij viti, duke u transferuar më pas në Parkun e Princave si lojtar i lirë.

Por, edhe pse u transferuar në verë, ai ende nuk ka arritur të debutojë për skuadrën parisienë, e që në përballjen ndaj Manchester Cityt, mund të luajë pak minuta në pjesën e dytë.

Ramos ende nuk është në gjendjen e tij më të mirë fizike, andaj Mauricio Pochettino nuk mund të rrezikojë të luajë me të nga fillimi. /Telegrafi/

The post PSG publikon listën për derbin ndaj Manchester Cityt – ftohet edhe Sergio Ramos appeared first on Telegrafi.