Publikohen fotot e para të Arbenitës me barkun e rrumbullakosur

Arbenita dhe Fero do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë.

Lajmin e konfirmoi edhe Arbenita, e cila ka postuar foto me barkun e rrumbullakosur teksa tregon se ka hapur një giveaway me dhurata për fansat.

VIDEO:

“Jam shtatzënë”, shkruan modelja krah fotos, e cila duket se është bërë në muajt e parë të shtatzënisë pasi tani është në muajt e fundit dhe pritet që për pak javë të sjellë në jetë fëmijën.

Prive ka mësuar nga burime pranë çiftit se Fero dhe Arbenita do të bëhen prindër të një vajze. Gjithashtu është bërë e ditur se këto kohë, Arbenita po qëndron në Kosovë, ku edhe ka zhvilluar kontrollet rutinore për shtatzëninë e saj.