Publikohet momenti i vrasjes në Vlorë, viktima menjëherë në tokë pas plumbave VIDEO

Vlorë

Pamjet mëposhtë tregojnë momentin e vrasjes së Tualant Beqirajt në Vlorë.

VIDEO:

Numri i personave që kanë marrë pjesë në ekzekutimin e Taulant Beqirajt ka qenë tre. Dy prej tyre, kanë zbritur nga mjeti me ngjyrë gri i llojit “Ford”, dhe kanë ndaluar 31-vjeçarin që po ecte me qetësi në trotuar.

Një prej tyre, i mbushur në trup dhe i veshur me xhup të zi e bluzë të bardhë, ka nxjerrë armën e dhe e ka qëlluar nga një distancë prej shumë pak centimetrash. Më pas të dy janë kthyer në mjet, ku i priste një person i tretë dhe janë larguar prej aty.

Ndërkohë 31-vjeçari që ka qenë ende gjallë, tenton të nxjerrë pistoletën nga brezi.

Ekzekutimi i Beqirajt ndodhi mesditën e sotme. I riu ishte një person me precedentë penalë dhe përdorte edhe mbiemrat Gjikaj e Manaj. Deri më tani po hetohen dy pista, përplasja me armë zjarri e ndodhur në vitin 2018 ku u përfshi dhe Beqiraj si dhe prishja e pazareve të drogës në Norvegji.

I arrestuar për ngjarjen është biznesmeni i njohur në zonë, Hansi (Andi) Jonuzi, i cili ka mohuar përfshirjen në krim.

[embedded content]