Publikohet non-paper i ri për kontestin Maqedoni-Bullgari: Të dy shteteve do t’u jepet garanci për përforcimin e konceptit të kombit-shtet

Vetoja bullgare për të penguar çeljen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, për aderim me të drejta të plota në familjen evropiane, për shkak të rezervave të Sofjes zyrtare ndaj identitetit kombëtar e historik maqedonas, ka bërë që këto ditë të lëshohet në qarkullim edhe një ‘Non paper’ i ri.

Televizioni “Klan Macedonia” ka siguruar një kopje të këtij dokumenti joformal me përmbajtjen e të cilit thuhet se janë në dijeni si Sofja, ashtu edhe Shkupi zyrtar, por besohet se për të nuk janë pa njohuri as vendet e fuqishme të Bashkimit Evropian, të interesuara për zgjidhjen e kësaj ‘nyjeje gordiane’ dhe për integrimin e Ballkanit Perendimor në BE. Dokumentin në tërësi e keni më poshtë:

NON PAPER PËR KONTESTIN RMV – BULLGARI

VIDEO:

Integrimi i Ballkanit Perendimor në organizatat evropiane dhe euroatlantike përbën një çështje të sigurisë afatagjtë me epërsi të lartë. Nga disa çështje të hapura, sikurse zgjidhja përfundimtare për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, revidimi i funksionalitetit të federatës dejtonase të BeH, një sfidë akute që krijon ngërç politik të të gjithë rajonit është edhe stopimi i procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Krahas Shkupit dhe Sofjes, mosbesimi përçohet edhe në Beograd dhe Prishtinë; Tirana tash më ndjehet e rrezikuar për shkak të sistemit joformal të lidhjes me Shkupin në rrugën e integrimeve evropiane, ndërsa është çështje kohe kur do të soset durimi edhe i Athinës zyrtare e cila edhe më tej është nën veprimin e anestezisë politike nga Marrëveshja e Prespës.

Këtë tash më po e ndjejnë edhe qendrat alternative të pushtetit, ndaj edhe prania e kanosjeve hibride ruse dhe fuqia e butë ekonomike e Kinës në rajon po forcohet gjithnjë e më tepër.

Kushtimisht, faktori politik ‘perendimor’ duhet të ndërtojë patjetër të ndërtojë një qëndrim të përbashkët të detajuar i cili do të imponohet si zgjidhje ‘merre ose lëre’ me qëllim që të zgjidhet nyja goridane rrënjët e së cilës janë në narrativat historike të lidhura me çështjet identitare të maqedonasve dhe bullgarëve.

Problemi qëndron në aspektin e ndryshëm të interpretimit të ngjarjeve të njohura të para një shekulli. Mitologjizimi i historisë të dyja shtetet i vë në gjendje të ngërçit politik, të luftojnë për interesat kombëtare me karakter thelbësor, ekzistencial.

Zgjidhjet e deritashme kompromise të dyja shtet i çmojnë si të ‘këqija’ që në një afat të gjatë përbëjnë kërcënim serioz për sigurinë e tyre kombëtare. Së këndejmi edhe përgjegjësia që po e tregojnë vendet është e shkallës jashtëzakonisht të lartë të presionit politik për arritjen e zgjidhjes.

Për zgjidhjen e kësaj pjese të çështjes ‘maqedonase’, tani më të dyja palëve iu është ofruar i ashtuquajturi parim dual, që do t’ju lejonte të dyja palëve aspektin e vet të ngjarjeve unike historike.

1. Republikës së Bullgarisë do t’i jepen garanci për përforcimin e konceptit të tanishëm të kombit-shtet, me ç’rast do t’i njihet konteksti historik për prejardhjen bullgare të qytetarëve të saj pa përjashtim. Me këtë Bullgaria do të çlirohet nga trauma se përmes të drejtave të pakicave do t’i rrezikohet stabiliteti dhe siguria afatagjatë.
2. Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nga ana tjetër, do të përforcohet konteksti i shoqërisë shumetnike nëpërmjet përfshirjes edhe të narrativës bullgare.
3. Bullgarët do të futen në Kushtetutë, njësoj si dhe bashkësitë e tjera etnike(saktësisht – si pjesë e popullit bullgar),
4. Shoqatat e bullgarëve me këtë do të fitojnë mbrojtje dhe kujdes të veçantë nga shteti për të kultivuar, të promovojnë mësimin e aspektit të tyre të ngjarjeve historike dhe kjo do t’ju garantohet me Kushtetutë,
5. Pjesa shumicë e popullit sllav që e identifikon veten si maqedonasë dhe të cilët konsiderojnë kontekstin historik për veçantinë e popullit maqedonas, do ta ruajë mundësinë e aspektit dhe të të narrativës së vet të kësaj historie të përbashkët,
6. Kjo nënkupton se do të ekzistojë një e vërtetë faktike që përbën veprim empirik shkencor, por që do t’i mundësohet aspekt dual për definimin e kontekstit dhe rëndësisë kombëtare për identitetet e të dy popujve,
7. Ky sistem dual do të zbatohet edhe në sistemin arsimor, aty ku do të rekomandohet konteksti i ngjarjeve historike, do të përfshihet shpjegimi dual, me vërejtje të posaçme për narrativën bullgare, aty ku ajo dallon nga narrativa shtetërore e Maqedonisë së Veriut, ose kushtimisht – narrativa maqedonase.
8. Çështja e gjuhës dhe përdorimi i emrit të shkurtër për Maqedoninë e Veriut duhet të zgjidhet sipas asaj që është propozuar nga propozimet e kryesuesve të radhët të BE-së – Gjermanisë, Portugalisë dhe Sllovenisë që jozyrtarisht u morën parasysh si të pranueshme për të dyja palët./Klan Macedonia/

The post Publikohet non-paper i ri për kontestin Maqedoni-Bullgari: Të dy shteteve do t’u jepet garanci për përforcimin e konceptit të kombit-shtet appeared first on Telegrafi.