Punëtorët e QKMF-së në Prishtinë protestojnë pasi kolegu i tyre u sulmua fizikisht

Protesta

Sindikata e shëndetësisë e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare kanë protestuar sot pas sulmit fizik të një punonjësi të Qendrës së Mjekësisë Urgjente në Prishtinë.

VIDEO:

Punonjësi shëndetësorë kishte shkuar në vizitë te një qytetarë për t’i dhënë trajtim mjekësorë, ku edhe është sulmuar fizikisht nga familjarët e tij.

Drejtori i Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, Avdyl Pacolli tha se protesta është organizuar në shenjë solidarizimi me punëtorin e sulmuar.

Për sulmin ndaj këtij punëtori ka reaguar ditë më parë edhe Federata e Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë.

Nga kjo federatë është kërkuar nga institucionet e drejtësisë të marrin masa.