“Puskas Arena”, stadiumi i vetëm që do të jetë i mbushur totalisht në Euro 2020

Hungaria është një nga 11 vendet organizatore të Euro 2020, ku do të presë 4 nga 51 ndeshjet e kësaj gare të madhe në stadiumin e saj modern në Budapest të njohur si “Puskas Arena”.

Ndryshe nga shtetet e tjera organizatore të Euro 2020, Hungaria është shteti që ka numrin më të ulët të infektimeve me COVID-19 kjo edhe sepse pjesa më e madhe e popullsisë janë vaksinuar.

Tifozët në Budapest, emocionet e Euro 2020 do t’i përjetojnë maksimalisht.

VIDEO:

Kjo pasi “Puskas Arena” do të jetë i vetmi impiant i turneut që do të ketë një kapacitet prej 100 për qind.

Stadiumet e ‘Euro 2020’: Puskas Arena – Budapest Stadiumet e ‘Euro 2020’: Puskas Arena – Budapest

65 mijë persona do të jenë në tribunë për katër ndeshjet që do luhen në tokën hungareze.

Në hyrje do të ketë dezinfektues për duar dhe termometër, ndërsa tifozët duhet të kanë një certifikatë imuniteti apo një test negativ të orëve të fundit.

Për sfidën e së martës mes Hungarisë dhe Portugalisë UEFA janë shitur të gjitha biletat.

Në grup janë edhe Franca dhe Gjermania. /Telegrafi/

The post “Puskas Arena”, stadiumi i vetëm që do të jetë i mbushur totalisht në Euro 2020 appeared first on Telegrafi.