Putin rrit apetitet, nis tanket drejt kufirit me Afganistanin për stërvitje ushtarake

Talebanët

Rusia ka shfrytëzuar përparimin e Talebanëve në Afganistan, për ta rritur apetitin e kontrollit të më shumë pjesëve afër Taxhikistanit. Ish-shteti komunist, parasheh një stërvistje ushtarake afër Afganistanit, vend ky që e kishte humbur luftën Rusia.

VIDEO:

Por, apetitet ruse sërish nuk janë ndalur, pavarësisht që presidenti rus, Vladimir Putin, po përballet me ekonomi në rinie, rritje të çmimeve të konsumit dhe shtim të vdekjeve dhe infektimeve nga COVID-19. Tanket ruse të stacionuara në bazën e Moskës në Taxhikistan kanë mbërritur në terrenet stërvitore pranë kufirit me Afganistanin përpara stërvitjeve të ushtrisë muajin tjetër, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Rusia do të zhvillojë stërvitje ushtarake nga 5 deri në 10 Gusht me Taxhikistanin dhe Uzbekistanin në vendin e stërvitjes Harb-Maidon pranë kufirit me Afganistanin, ku Talibanët kanë udhëhequr një sulm rrufe kundër trupave qeveritare.

“Si pjesë e stërvitjes së ardhshme taktike të përbashkët, ekuipazhet e tankeve ruse nga baza ushtarake 201 e vendosur në Taxhikistan kanë mbuluar distancën prej 200 kilometrash nga poligoni Lyaur deri në stërvitjen Harb-Maidon pranë kufirit me Afganistanin”, tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë. Alexander Lapin, komandanti i Qarkut Ushtarak Qendror, ka thënë që trupat do të drejtojnë stërvitje për të mposhtur “njësitë e paligjshme të armatosura që pushtuan territorin e një vendi aleat”.

Ministria e Mbrojtjes tha se rreth 1,500 trupa nga Rusia dhe Uzbekistani do të marrin pjesë në një stërvitje të përbashkët të ushtrisë në Uzbekistan nga 30 korrik deri më 10 gusht. Ushtrimet ushtarake do të zhvillohen në terrenin e trajnimit Termez afër kufirit afgan dhe do të përfshijnë trupat ruse nga Distrikti Qendror Ushtarak dhe aviacionin.

Trupat do të praktikojnë detyrat e sigurimit të “integritetit territorial të shteteve të Azisë Qendrore”, tha Ministria e Mbrojtjes. Talibanët kanë përfituar nga tërheqja e trupave të huaja për të filluar një seri ofensivash në të gjithë vendin. Trupat qeveritare afgane dhe refugjatët kanë kaluar javët e fundit në Taxhikistan, duke u larguar nga përparimet e Talibanëve. /Ballkani.info/