PZAP-ja refuzon kërkesën e VV-së për rivotim në 23 qendra në Prishtinë

PZAP

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për rivotim në disa vendvotimeve në Prishtinë.

VIDEO:

Siç shihet në dokument, VV-ja ka kërkuar që në 22 qendra të anulohet rezultati i publikuar dhe të urdhërohet KQZ-ja të organizojë rivotimin si shkak i diferencës së daljes së votuesve për të votuar dhe fletëvotimet në kutitë e votimeve.

Veç këtyre VV ka kërkuar rinumërim edhe në një qendër të votimit në fshatin Hoqë e Qytetit.