PZAP refuzon kërkesën e LVV për rivotim në disa vendvotime në Prizren

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për rivotim në disa vendvotimeve në Prizren.

Lëvizja Vetëvendosje kishte kërkuar që në 22 qendra të anulohet rezultati i publikuar dhe të urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), të organizojë rivotimin si shkak i diferencës së daljes së votuesve për të votuar dhe fletëvotimet në kutitë e votimeve.

VIDEO:

PZAP në vendimin e publikuar thotë se pretendimet e LVV-së duke u bazuar në rezultatet preliminare të KQZ-së janë bazë të paqëndrueshme.

Vendimin e plotë të PZAP mund ta gjeni KËTU. /Telegrafi/

The post PZAP refuzon kërkesën e LVV për rivotim në disa vendvotime në Prizren appeared first on Telegrafi.