Qendrat sociale i zë në befasi lindja e bebes nga nëna 13-vjeçare (VIDEO)

nëna 13-vjeçare

Qendra për punë sociale në Fushë Kosovë u njoftua dy ditë më parë se do të merret me një foshnje të lindur të mërkurën e kësaj ajve, nga nëna që edhe vetë është fëmijë, 13 vjeç.

“Është një situatë e vështirë, sepse tani kjo nënë u privua prej shumë të drejtave”, tha Abaz Xhigoli, drejtor i kësaj qendre.

VIDEO:

Pos nënës, edhe babai i vajzës treditëshe është i mitur.

“Ne do të mundohemi edhe në kontekstin material t’i ndihmojmë familjes, e do të ofrojmë edhe shërbime psikologjike për nënën”, shtoi Xhigoli.

Klani gjatë javës ishte edhe në Dubravë të Ferizajt, prej nga vjen babai i foshnjës, por nuk arriti të flasë më ndokë. Babai i tij, sikur edhe ai i vajzës nënë, ishin dërguar në paraburgim nga prokurori.

Ndërsa, nga Qendra për punë sociale në këtë komunë, thanë se janë në pritje për t’u marr me rastin.

“Pas referimit të rastit, qendra ka kompetencën e saj që të punoj në ofrimin e shërbimeve sociale për këtë kategori”, tha Adelina Rexhepi Braha, ushtruese e drejtores në këtë qendër.

[embedded content][embedded content]