Qeveria e Afrikës Qendrore me ‘këshilltarë rusë’, të lidhur ngushtë me paqeruajtësit e OKB-së

Një grup i ekspertëve kanë dhënë alarmin për shtimin e kontakteve nga ana e Qeverisë së Republikës së Afrikës Qendrore me kontraktues privat të sigurimit ushtarak, e që janë të lidhur ngushtë me paqeruajtësit e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Grupi punues tha se, janë thellësisht të shqetësuar nga ndërlidhja e Shërbimit të Sigurisë SEWA, kompanisë ruse Lobaye Invest SARLU dhe grupit paramilitar Wagner. Në veçanti, ata shprehën shqetësime në lidhje me disa sulme që kanë ndodhur që nga zgjedhjet presidenciale që u mbajtën më 27 dhjetor 2020.

Wagner udhëhiqet nga Yevgeny Prigozhin, i njohur si “Kuzhinieri i Vladimir Putinit”, për shkak të kontratave për furnizim me ushqim të Kremlinit.

Prigozhin, 59-vjeç, është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për lidhjet e tij me këtë grup mercenar.

VIDEO:

Megjithëse grupet paramilitare janë të paligjshme në Rusi, Wagner viteve të fundit ka luajtur një rol në mbështetjen dhe realizimin e ambicieve të Kremlinit jashtë vendit.

​Organizatat e të drejtave të njeriut paraqesin ankesë ndaj grupit mercenar rus Wagner për krimet e kryera në Siri ​Organizatat e të drejtave të njeriut paraqesin ankesë ndaj grupit mercenar rus Wagner për krimet e kryera në Siri

Për më tepër, ekspertët thanë se janë të shqetësuar për afërsinë dhe ndërveprimin midis këtyre kontraktorëve me Misionit të Kombeve të Bashkuara në Republikën e Afrikës Qendrore (MINUSCA). Në veçanti, ata theksuan takimet e “këshilltarëve rusë” në bazat e MINUSCA-s.

“Kjo paqartësi e lidhjeve midis operacioneve civile, ushtarake dhe paqeruajtësve krijon konfuzion me synimet legjitime dhe rrit rreziqet për abuzim me të drejtat e njeriut sipas ligjeve humanitare”, thonë ekspertët.

Ata kanë marrë dhe vazhdojnë të marrin raportime që lidhen me abuzimet për të drejtat e njeriut dhe shkelje të ligjeve ndërkombëtare.

“Lidhjet e ngushta midis akterëve të ndryshëm, së bashku me mungesën e transparencës, pengon çdo hetim të paanshëm dhe sigurimin e përgjegjësisë për këto abuzime dhe shkelje”, thanë ata.

Ekspertët i bënë thirrje Qeverisë së Afrikës Qendrore dhe “partnerëve të tyre ndërkombëtarë” që të veprojnë në përputhje me detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar, në veçanti të mbajnë përgjegjës të gjithë autorët që lidhen me abuzimet e të drejtave të njeriut dhe të drejtës ndërkombëtare humanitare. /KP/

The post Qeveria e Afrikës Qendrore me ‘këshilltarë rusë’, të lidhur ngushtë me paqeruajtësit e OKB-së appeared first on Telegrafi.