Qeveria e Kosovës hesht, Serbia nis ndërtimin e Universitetit në veri të Mitrovicës

<!–

–>

Serbia nis ndërtimin e Universitetit në veri të Mitrovicës, Qeveria e Kosovës hesht.

Ka nisur ndërtimi i një universiteti në Veri të Mitrovicës financuar nga Beogradi, qeveria në Kosovë nuk e komenton.

VIDEO:

Raporti shokues: Njerëzit më të pasur në botë paguajnë më pak taksa
Kështu do të duket Universiteti në Veri të Mitrovicës.

Ky objekt do të ndërtohet nga Qeveria e Serbisë.
E financimi i këtij objekti do të bëhet kryekëput nga Beogradi.

Këtë e kanë konfirmuar të mërkurën e ashtuquajtura Zyra për Kosovë në Qeveri të Serbisë.

E puna për këtë në terren tashmë ka nisur.

Tutje Zyra në krye me Petar Petkoviqin në një komunikatë për media ka dhënë detaje për këtë projekt.

Petkoviq thotë që pas fazës së parë do të nis realizimi i asaj të dytës,

Objekti do të ndërtohet në një sipërfqe prej 10 mijë e 500 metra katrorë ku do të jenë të vendosura, degët e fakultetit, të matematikës, ekonomisë, drejtësisë, shkencave të natyrës dhe rektorati.

Këtë projekt nuk e ka komentuar Qeveria në Prishtinë. Televizioni ka tentuar të marrë një qëndrim nga kryeministria gjatë së enjtes por nuk ka arritur.

Ndërkohë, financimi i qeverisë serbe në Veri ka ndodhur edhe më herët, atje është duke u ndërtuar një stadium futbolli.

E në përfundim e sipër është edhe “Lugina e Diellit” projekt që përfshinë 300 shtëpi për serbët atje.

Kurse janë ndërtuar edhe një numër i madhe i banesave kolektive.