Qeveria i përgjigjet Borrellit për mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë

Qeveria

Qeveria e Kosovës do t’ua mundësojë qytetarëve serbë në Kosovë që kanë dyshtetësi që të votojnë në referendumin e së dielës për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë.

Kjo përgjigje e Qeverisë erdhi pasi shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë se qytetarëve serbë duhet që t’u lejohet votimi në këtë referendum.

VIDEO:

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë sot se tashmë ekzekutivi e ka bërë të qartë qëndrimin lidhur me këtë çështje.

Sipas tij, Qeveria është duke  respektuar praktikat më të mira ndërkombëtare, po u mundësohet votimit qytetarëve serbë në Kosovë, përmes postës ose në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë.

“Ne tashmë e kemi bërë të njohur dhe të qartë qëndrimin tonë. Serbët në Kosovë që kanë dyshtetësi mund të jenë pjesëmarrës në këtë referendum nëpërmjet votimin me postë ose në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë. Organizimi i një referendumi për çështje krejt të brendshme të një shteti tjetër në territorin sovran të një shteti tjetër nuk njeh ndonjë praktikë të pranuar në ndonjë vend demokratik. Në këtë mënyrë po respektojmë kushtetutën dhe ligjet tona, po mundësojmë që serbët me dyshtetësi të votojnë dhe në të njëjtën kohë po respektojmë praktikat më të mira ndërkombëtare”, theksoi Kryeziu”, tha Kryeziu për Telegrafin.

Një ditë më parë, edhe kryeministri i vendit Albin Kurti, ka thënë se serbët në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë me postë ose në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme, shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë se votat e referendumit për kushtetutën e Serbisë që mbahet të dielën në të kaluarën janë mbledhur me lehtësimin e misionit të OSBE-së.

Përmes Twitter-it, Borrell tha se për këtë ka folur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Sipas tij, qytetarët duhet të lejohen ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Nuk do ta besoni kush i shkakton rrudhat, flet dermatologia me shumë vite eksperiencë

“Kam folur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në lidhje me referendumin për Kushtetutën që organizohet të dielën në Serbi. Mbledhja e votave në të kaluarën, është bërë përmes lehtësimin të OSBE-së. Qytetarët duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar”, shkruan Borrell