Qeveria mban mbledhje të mërkurën

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhje të mërkurën duke filluar nga ora 10:00, shkruan Insajderi.com.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka njoftuar se mbledhja që do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë, mund të përcillet vetëm nga mediat e akredituara.

VIDEO:

“Ngjarja që zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë, mund të përcillet vetëm nga gazetarët, kameramanët dhe fotografët që janë të akredituar dhe kanë me vete kartelat e akreditimit.

Po ashtu, për ngjarjet që zhvillohen në ndërtesë të Qeverisë luten gazetarët, kameramanët dhe fotografët që të jenë të pajisur me maska mbrojtëse dhe t’i vendosin ato”, thuhet në njoftimin e ZKM-së./Insajderi.com