Qeveria: Në aksidentin në Serbi janë nëntë udhëtarë të lënduar

Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi për media ka njoftuar se një autobus i linjës Prishtinë-Graz (Austri) është aksidentuar sonte rreth orës 22:00 në Kupci të Madh afër Krushevcit, në Serbi.

Qeveria në njoftim bënë të ditur se janë 9 udhëtarë që kanë pësuar lëndime, por që janë jashtë rrezikut për jetë, transmeton Telegrafi.

VIDEO:

“Sipas informatave të para, janë 9 udhëtarë të lënduar në spital dhe të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë. Kompania e udhëtimit ka nisur një autobus tjetër që t’i marrë udhëtarët që të vazhdojnë udhëtimin për në Graz. Zyrtari ynë ndërlidhës është rrugës për në spitalin e Krushevcit për t’i vizituar të lënduarit. Të lënduarve u urojmë shërim sa më të shpejtë”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

https://telegrafi.com/autobusi-bashkatdhetare-nga-kosova-rrokulliset-ne-serbi/ https://telegrafi.com/autobusi-bashkatdhetare-nga-kosova-rrokulliset-ne-serbi/

Më tej në njoftim, thuhet se Institucionet e Republikës së Kosovës janë në kontakt të vazhdueshëm për të bërë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar të prekurit nga ky aksident. /Telegrafi /

The post Qeveria: Në aksidentin në Serbi janë nëntë udhëtarë të lënduar appeared first on Telegrafi.