Qytezat italiane arbëreshe në Itali që ju paguajnë $33,000 të vendoseni aty (fotot)

Kalabri

Kjo dhe të tjera qyteza të magjishme italiane përbëjnë listën e destinacioneve që tashmë “shpërblejnë” adhuruesit e qetësisë e botës tradicionale rurale. Ka dhe nga ato prej tyre që janë themeluar në vitet 1400-të nga shqiptarë që i largoheshin pushtimit të perandorisë turke.

Rajoni italian i Kalabrisë ka nisur planin e ofrimit të plot €28,000 ($33,000) për një maksimum prej tre vitesh, për njerëzit që dëshirojnë të vendosen në fshatrat e qeta me rreth 2,000-3000 banorë, me synim rigjenerimin e popullatës së tyre.

Vendndodhjet në ofertë përfshijnë fshatra bregdetare apo në faqe piktoreske bregdetare mali.

Për të përfituar paratë, rezidentët e rinj duhet të përkushtohen të nisin një jetë dhe një biznes të vogël në banesën e tyre të re, ose nga hiçi, ose duke marrë ofertat ekzistuese për profesione që kërkohen aty.

Ndërsa disa nga kushtet e tjera janë ato si mosha maksimale të jetë deri në 40 vjeç, dhe të kenë mundësi të vendosen në Kalabri brenda 90 ditësh nga marrja e përgjigjes pozitive të aplikimit.

VIDEO:

Projekti shpreson të tërheqë të rinj që janë të zellshëm për të punuar.

Gianluca Gallo, këshilltari rajonal thotë për CNN se të ardhurat mujore për banorët do të jenë €1,000-€800 ne muaj, për dy deri në tre vjet. Financime alternative do të jepen për nisjen e aktivitetit të ri komercial si fermë, bare, restorante, dyqane e të tjerë.

“Tashmë po përgatisim detajet teknike dhe të vendosim nëse të rrisim numrin e banorëve mbi 3,000 rezidentë. Deri tani kemi pasur interes të konsiderueshëm dhe nëse skema funksionon, do të krijojmë të tjera në vitet në vijim”, thotë ai.

Galo shton se nisma e tyre është më motivuese se ajo e “shitjes së shtëpive për 1 euro” që është publikuar në titujt e lajmeve kohët e fundit.

Rajoni thote se ka hequr veçmas tashmë më shumë se €700,000 për projektin.

Gati 75% e rreth 320 qytezave kalabreze kanë më pak se 5,000 rezidentë, duke shtuar frikat se shpejt ato do të zhduken nëse nuk merren masa për regjenerimin e popullsisë.

Një prej tyre është qyteza arbëreshe Civita, ku italianët mbeten pak të hutuar nga gjuha, pasi është e përzier me atë arbëreshe.

Komuniteti malor është themeluar në vitet 1400-të nga shqiptarët i largoheshin pushtimit otoman pas rënies së Skendërbeut.

Ajo gjendet brenda parkut kombëtar Pollino ku më parë strehoheshin banditët dhe të kerkuarit.

Vendi konsiderohet nga më autentikët në Kalabri, teksa gryka e lumit Raganello krijon kenionin më të thellë në Itali.

Ndërsa në Samo and Precacore ju keni luksin të jetoni në dy shtëpi të lashta guri njëherësh.

Samo është themeluar nga grekë të lashtë që kërkonin mbrojtje në kodrat, por jo larg gjirit të tyre të preferuar detar.

Aieta

Një tjetër ish-koloni e lashtë greke është qyteza e Aieta, pranë plazheve të Maratea e Praia a Mare.

Shtëpitë e tyre elegante me tulla të kuqe janë të mbledhura pranë fortesës madhështore me pamje panoranike.

Disa pallate ornamentale të epokës së rilindjes, të bëjnë të marrësh një ide të Toskanës edhe në Kalabri.

Shqiponja e dhelpra jetojnë në pyjet e zonës, ndërsa shtigjet mes pemëve të çojnë në fshatrat fqinje të Papasidero, Laino Borgo e Laino castello.

Ndërsa qyteza e Bova thuhet se është ndërtuar nga një mbretëreshë armene në kodrën ku kullotnin lopët e saj.

E njohur si “ballkoni natyral” mbi linjën e mahnitshem të bregdetit, vendi ndodhet në majën e “çizmes” së Italisë, pranë Siçilisë. gjithashtu me gjurmë kolonizatorësh të lashtë nga Greqia.